KLASIFIKIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KLASIFIKOJ, KLASIFIKOHEM. Klasifikimi i bimëve. Bëj klasifikimin.
  • 2. Sistem i ndarjes së sendeve ose të frymorëve në klasa a në kategori sipas vlerës, cilësisë, veçorive e vetive të përbashkëta a të afërta që kanë; renditje. Klasifikimi i përgjithshëm. Klasifikimi sportiv. Klasifikimi botanik. Klasifikimi individual (ekipor). Kërkesat e klasifikimit. Tabela (pasqyra) e klasifikimit.