KOBSHËM mb.

  • 1. Që lidhet me një ngjarje të rëndë e të zezë; që lidhet me një fatkeqësi të madhe a me një mynxyrë; që bëhet në raste vdekjesh a fatkeqësish të mëdha; i zi. Vend i kobshëm. Ngjarje e kobshme. Ditë (natë) e kobshme. Fund i kobshëm. Gjëmë (ulërimë) e kobshme. Vaj (vajtim) i kobshëm. Këngë e kobshme.
  • 2. Që ndjell kob; që ngjall një ndjenjë frike a një parandjenjë të rëndë; që sjell lajmin për një kob, që sjell kob; ogurzi. Errësirë e kobshme. Ndjenjë (parandjenjë) e kobshme. Heshtje e kobshme. Lajm i kobshëm.
  • 3. I keq dhe i shëmtuar; që i shkakton dëm të madh dikujt. Punë e kobshme. Veprim i kobshëm.