KOBTAR mb.

  • 1. Që i sjell dikujt një dëm të madh, që i shkakton një fatkeqësi; që bën veprime të këqija. Punë kobtare. Njeri kobtar. Dhi kobtare.
  • 2. Që nuk i zihet besë, i pabesë, tinëzar; tradhtar. Armiq kobtarë.
  • 3. Që ndjell kob, i kobshëm. Errësirë (natë, qetësi) kobtare.