koeficient
KOEFICIENT m. mat.
- 1. Numri a shkronja përpara një shprehjeje algjebrike ose përpara një formule kimike, që tregon se sa herë duhet të rritet vlera e shprehjes ose e pjesëve të formulës; numër që tregon se sa herë duhet të rritet një madhësi e panjohur a e ndryshueshme. Koeficient shkronjor. Vendos koeficientin.
- 2. spec. Madhësi që përcakton një cilësi a veti të një trupi. Koeficienti i fërkimit (i zgjerimit, i bymimit, i shkrirjes).
- Koeficienti i punës së dobishme raporti ndërmjet sasisë së punës së dobishme që bën një makinë a një mekanizëm dhe sasisë së energjisë që harxhon.