kofshë
kofshë f.
- Pjesa e këmbës së njeriut ose të kafshës nga këllku deri te gjuri. Kofsha e djathtë (e majtë). Kofshë të trasha (të mbushura, të holla). Kofshë e pjekur. Kofshi viçi (qengji, pule). Një kofshë mish. Muskujt e kofshëve. Rrëzë kofshës.
- usht. Secila nga këmbët mbështetëse në të dyja anët e topit a të një arme tjetër të rëndë, që hapen e mbyllen dhe që shërbejnë për ta mbajtur atë të mbërthyer në tokë ose që të mos lëvizë gjatë qitjes. Hap (mbyll) kofshët.