KOKËPOSHTË ndajf.

  • 1. Me kokë poshtë, picingulthi, kokëngulthi; përmbys. Hidhem (zhytem, zbres, bie) kokëposhtë. Mbaj (var) kokëposhtë. Kthej kokëposhtë. Më duken sendet kokëposhtë.
  • 2. fig. Krejt shtrembër, së prapi, në të kundërtën, përmbys; kund. drejt; mbarë. I shikon (i kupton) gjërat kokëposhtë.