kokorreth
KOKORRETH m.
- 1. Copë prej stofi a prej thesi, e mbushur me lecka ose me kashtë dhe e bërë si rrotullame, që vihet mbi kokë për të mbajtur shtamba, tepsi etj.
- 2. Kulaç i grunjtë me gjalpë ose me vaj. Kokorreth për dasmë. vjet.
- 3. përd. ndajf. Në trajtën e një rrotullameje, si rreth, kutullaç. Ishte mbledhur kokorreth. E lidhi shaminë kokorreth.