kokrrizë
KOKRRIZË f.
- 1. Kokërr e vogël, aq e imët sa mezi dallohet me sy; grimcë. Kokrrizë rëre (dheu, pluhuri, sheqeri).
- 2. mjek. Puçërr e vogël, si kokërr rëre, në ngjyrë të kuqe, që del në trup e përhapet shpejt; puçrrizë. Iu mbush trupi me kokrriza.
- 3. vet. nj. krahin. Breshër.
- 4. përd. mb. Kokrrizor. Borë kokrrizë.