KOLAUDOJ kal. spec.

  • 1. Kontrolloj, ndreq ndonjë të metë teknike dhe më në fund bëj provën përpara se të fillojë nga puna një makinë, një aparat etj. Kolaudoj traktorin (makinën shirëse). Kolaudoj pushkën (mitralozin).
  • 2. Kontrolloj një mall para se të shitet dhe kërkoj që t'u përgjigjet plotësisht kërkesave. Kolaudoj mallin.