KOLLË f.

  • 1. Nxjerrja e frymës nga mushkëritë me shpërthim e me zhurmë, me gulçimë e zakonisht me këlbazë, për shkak të ngacmimeve a të sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes; zhurma që nxjerrim, kollitje; sëmundja që shfaqet në këtë mënyrë. Kollë e fortë. Kollë e njomë kollë me këlbazë. Kollë e thatë kollë pa këlbazë. Bar për kollë. Ka kollë. Të jep kollë. E zuri (e kapi) kolla. E nget (e mbyti) kolla. Vuan nga kolla. Dëgjohej kolla e tij.
  • 2. Këlbaza që del kur kollitemi, kollace. Nxori kollën.
  • Kolla e keqe (e zezë) mjek. tuberkulozi, veremi. Kolla e mirë (e ëmbël, e bardhë) mjek., euf. sëmundje ngjitëse e fëmijëve zakonisht deri shtatë vjeç, që shfaqet me kollë të fortë e të gjatë.