KOLOVAJZË f.

  • 1. Lodër fëmijësh, e bërë me një copë dërrasë, që varet në dy litarë të lidhur në një tra a në një degë peme për t'u kolovitur, shregull. Hipi (ulem) në kolovajzë. Koloviten në kolovajzë.
  • 2. Lodër fëmijësh, që bëhet me një dërrasë a me një tra të gjatë, të mbështetur në mes në diçka të lartë (në dy anët hipin fëmijët dhe luajnë duke u ngritur e duke u ulur ose duke u rrotulluar); shilarës.
  • 3. krahin. Vend i pjerrët, i mbuluar me borë ose me akull, ku rrëshqasin fëmijët me këmbë a me zhargës. Rrëshqasin në kolovajzë.