Wikipedia ka një artikull për fjalën:

komandant m.

  1. usht. Ushtarak që merret me organizimin, me drejtimin dhe me përgatitjen luftarake të një njësie ushtarake; ushtaraku që komandon një njësi a një repart në luftë, trupat në një parade etj. Komandanti i skuadrës (i togës, i kompanisë). Komandanti i garnizonit. Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Detyra e komandantit.
  2. Nxënës që është zgjedhur në krye të një skuadre, të një kompanie a të një çete pionierësh. Komandanti i çetës së pionierëve.
  3. Ai që drejton punën e një njësie me organizim të brendshëm të ngjashëm me atë të ushtrisë (brigadën e vullnetarëve në një aksion për ndërtimin e vendit etj.). Komandant i brigadës së vullnetarëve.
  4. bised., keq. Ai që ka dëshirë të japë urdhra dhe kërkon që të tjerët t'u binden këtyre patjetër, ai që e heq veten si kryetar e përgjegjës. Na u bë komandant!