KOMETË m. astr

  • Trup qiellor që duket si një njollë e ndritshme mjegulle me një bërthamë vezulluese në mes dhe me një zgjatim në trajtë bishti; yll me bisht. Bërthama e kometës. Bishti i kometës. Shpërbërja e kometës. Kometat mund të gjenden në galaktikë. Këta trupa qiellorë kanë pamjen e një bërthame me bisht të ndritshëm shumë të gjatë. Kometet janë copa të stërmëdha akulli të papastër, të përziera me pluhura dhe mbeturina gurësh. Shumica e tyre i afrohen Diellit vetëm për periudha të shkurtra kohe. Kur një kometë i afrohet diellit, rrezet e diellit e ngrohin dhe ajo fillon të shkrijë. Ndërsa shkrin, ajo lëshon gazet dhe pluhurat e mbërthyera në akull. Ato mbeten pas kometës dhe krijojnë një bisht të gjatë.Kometat kanë tre pjesë kryesore: koka, trupi dhe bishti. Ajo është asteroid i cili gjatë lëvizjes dhe shpejtësisë krijohen shkëndija që neve na duken si Yje me bisht. Kometa me e njohur është kometa e Halleit.

Simbolet

redaktoni