KOMISAR m.

  • 1. usht. Udhëheqës i punës politike në një njësi ushtarake, përgjegjës kryesor në komandë, që merret me edukimin politik e luftarak. Komisar politik. Komisarët e kuq (partizanë). Komisari i çetës (i batalionit i brigadës, i divizionit, i njësisë). Detyra e komisarit.
  • 2. Udhëheqës i punës politike dhe edukuese në brigadat e vullnetarëve që kryejnë aksione për ndërtimin e vendit. Komisari i aksionit (i sektorit, i brigadës).
  • 3. Njeri i ngarkuar me detyra të veçanta shtetërore nga organet qendrore për një kohë të caktuar; nëpunës i lartë që drejton një fushë të caktuar të veprimtarisë shtetërore (në disa vende të tjera). Komisar i lartë.
  • 4. Shef i një seksioni të policisë (në disa shtete të tjera). Komisari i policisë.
  • Komisar i dritës lart. shih te DRIT/Ë,~A 6.