KOMISION I m.

  • 1. Grup njerëzish të zgjedhur a të caktuar për të hetuar, për të shqyrtuar ose për të studiuar një çështje, për të përgatitur një material, për të kontrolluar një punë etj. Komision qendror. Komision përgatitor (organizues). Komisioni ekonomik. Komision mjekoligjor. Komisioni i garave (i konkursit). Komisioni i hartimit të rregullores. Komisioni i provimit (i pranimit). Anëtarët e komisionit. Kryetari i komisionit.
  • 2. Organizëm i përhershëm ose i përkohshëm, që krijohet pranë një organi shtetëror ose organizate shoqërore dhe që merret me ndjekjen e një veprimtarie të caktuar. Komisionet e Kuvendit Popullor. Komisionet e Këshillit Popullor. Komisioni i verifikimit të mandateve. Komisionet e zgjedhjeve.

KOMISION II m.

  • Shitja e një sendi ose e një malli të dikujt, duke i mbajtur pronarit një përqindje për ndërmjetësimin. Dyqan me komision.