KOMITET m.

  • 1. Organ drejtues politik i një partie ose i një organizate shoqërore; organ drejtues i pushtetit shtetëror; ndërtesa ku është vendosur ky organ. Komiteti Qendror. Komiteti ekzekutiv. Komiteti i partisë. Komiteti i rinisë. U zgjodh komiteti. Shkoi në komitet.
  • 2. Grup njerëzish i zgjedhur a i caktuar për drejtimin e punëve në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore; komision. Komiteti organizues (drejtues) Komiteti i prindërve. Komiteti i fizkulturës.