kompaktësi
KOMPAKTËSI f.
- 1. Të qenët i rrasur dhe i ngjeshur fort, të qenët kompakt, vetia e asaj që është kompakte; gjendje kompakte (për trupat); ngjeshuri. Kompaktësia e tokës.
- 2. fig. Të qenët i përbërë nga pjesëtarë të lidhur e të bashkuar ngushtë si një trup i vetëm rreth një ideje, ideali a qëllimi të përbashkët; gjendje që karakterizohet nga një frymë e fortë bashkimi, njësie e disipline të shëndoshë. Kompaktësi ideologjike (politike). Kompaktësia e kolektivit. Forcojmë kompaktësinë.