konsideratë
KONSIDERATË f. libr.
- 1. kryes. Mendim, gjykim a pikëpamje që kemi për dikë ose për diçka. Konsiderata shkencore (objektive, subjektive). Konsiderata politike (ushtarake, teorike). Disa konsiderata për...
- 2. Nderim që kemi për dikë a për diçka që e vlerësojmë shumë, mendim i mirë që kemi për të. Me konsideratën time më të lartë. zyrt. Pranoni konsideratën time. zyrt. Kam konsideratë për dikë.
- 3. kryes. Arsye nga nisemi për të vepruar ose për të kryer diçka. U nis nga konsiderata të mira (të këqija).