KONSULLOR mb. dipl.

  • Që ka të bëjë me veprimet që kryen konsulli a konsullata; që i përket konsullit, i konsullit; që ka të bëjë me konsullatën, që i përket konsullatës, i konsullatës. Marrëveshje (konventë) konsullore. Detyrë konsullore. Përfaqësues (shërbim) konsullor. Trupi konsullor gjithë konsujt që janë përfaqësues të shteteve të ndryshme në një vend.