KONSUMOJ kal. libr.

  • Përdor dhe harxhoj prodhime të ndryshme ushqimore a industriale për të plotësuar nevojat vetjake ose shoqërore; harxhoj një sasi të caktuar drite, uji, lënde djegëse, fuqie etj.; i harxhoj (fuqitë): vet. veta III ia merr fuqinë dikujt, e dobëson. Konsumon bukë (sheqer, vaj, mish, ujë, dritë). Konsumon benzinë (vajguri). Konsumoj rezervat e fundit. I konsumoi fuqitë. Sëmundja (puna) e konsumoi.