kontabilitet
KONTABILITET m. ek. fin.
- 1. Teoria e praktika e llogaritjes në të holla të vlerave ekonomike në prodhim, në shpërndarje dhe në konsum; mbajtja e llogarive për prodhimin, për shpenzimet e qarkullimin e mallrave në një ndërmarrje, në një kooperativë etj.; lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme për këtë teori e praktikë në disa shkolla të posaçme; bised. teksti që përmban këto njohuri. Libri i kontabilitetit. Teksti i kontabilitetit. Dha provimin e kontabilitetit.
- 2. Degë e administratës që merret me këto llogaritje.