KONTRAKTIM m. libr.

  • Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KONTRAKTOJ, KONTRAKTOHET. Kontraktimi i mallrave. Në bazë të kontraktimit. Kontraktimet midis ndërmarrjeve tregtare. Sistemi i kontraktimit. ek. sistemi i grumbullimit të prodhimeve bujqësore nga kooperativat bujqësore mbi bazën e leverdisë reciproke, me anën e të cilit shteti u siguron prodhuesve mallra të ndryshëm sipas nevojave dhe në përputhje me sasinë a vlerën e prodhimeve që dorëzojnë.