KONVENCIONAL mb.

  • 1. Që bëhet sipas një rregulli të pranuar nga të dy palët a nga të gjithë ose që mbështetet te një rregull i tillë, por që nuk pasqyron gjendjen e vërtetë. Vlerë konvencionale. Çështje konvencionale. Në mënyrë konvencionale. Ka karakter konvencional.
  • 2. Që është vendosur qysh më parë sipas një marrëveshjeje dhe që kuptohet vetëm nga ata që e dinë këtë marrëveshje. Shenjë konvencionale. Gjuhë konvencionale.