KOOPERUAR mb.

  • 1. Që ka hyrë në kooperativë, që është bërë anëtar i kooperativës; që është futur në rrugën e kooperativizmit. Fshatarësia e kooperuar. Fshat i kooperuar.
  • 2. Që është lidhur me një ndërmarrje a institucion tjetër për të bërë bashkërisht një punë, për të shfrytëzuar më mirë aftësitë prodhuese të makinerisë, forcën e punës etj.; që bashkëpunon me një tjetër. Ndërmarrje (uzina) të kooperuara.