KOORDINATË f. kryes.

  • 1. spec. Madhësi që përcakton me përpikëri vendin ku ndodhet një pikë në rrafsh ose në hapësirë. Koordinatat matematike. Koordinata gjeografike (astronomike). Sistemi i koordinatave. Caktoj (gjej) koordinatën e një pike.
  • 2. kryes. fig. bised. Të dhëna të përpikta për të gjetur vendin ku ndodhet dikush, ku bëhet një punë a ku zhvillohet një veprimtari. Jap (tregoj) koordinatat. Nuk ia di koordinatat.