kopan
KOPAN m.
- 1. Dru i gdhendur petashuq e me bisht që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmë në lumë a në govatë, pallë. Krisma e kopanit. Rrah (rrobat) me kopan.
- 2. Çekan druri për të rrahur mishin; përdorëse druri për të rrahur drithin, lirin etj. Kopan liri. Rrihnin grurin me kopan.
- 3. Vesh rrushi, zakonisht me kokrra të ngjeshura. Kopan i madh. Këputi dy kopanë.
- 4. shih RREZ/E,~JA 5. Kopanët e rrotës.
- 5. përd. ndajf. Kopanec. E lidhi fëmijën kopan.
- E la (e bëri) kopan dikë e rrahu shumë dikë, e bëri për vdekje; e la të vdekur.