KOPJOJ kal.

  • 1. Riprodhoj në mënyrë të përpiktë me dorë a me mjete të ndryshme teknike, një dorëshkrim, një shkresë, një dokument, një vepër arti, një film, një fotografi etj. duke u mbështetur plotësisht në origjinalin; nxjerr në disa kopje. Kopjoj dorëshkrimin (dokumentin, shkresën). Kopjoj pikturën. Kopjoj vizatimin (skicën). Kopjoj me dorë (me makinë). Kopjoj detyrat nga dërrasa e zezë.
  • 2. Marr fshehurazi një mësim nga libri a nga fletorja ose nga një shok dhe e riprodhoj pothuajse pa ndryshime në detyrën me shkrim (kur bëhet provim në shkollë); riprodhoj pa asnjë ndryshim ose duke bërë ndryshime shumë të vogla veprën a mendimet e dikujt tjetër; marr punën e një tjetri dhe e paraqit si timen. Ka kopjuar artikullin (veprën, librin). Nuk kopjon në provim.
  • 3. Bëj pikë për pikë si një tjetër, sillem, veproj, vishem etj. si ai. Kopjon të motrën (të vëllanë). Kopjonte shoqen (shokun).