kor
Shqip
redaktoniEmër
redaktonikor m.
- Grup i organizuar këngëtarësh, që këndojnë së bashku një këngë a një pjesë muzikore dhe që kanë një drejtues. Kori partizan. Kori i ushtrisë. Kori i fëmijëve (i fatosave, i pleqve). Kori i shkollës (i nxënësve, i mësuesve). Kori i kishës. vjet. Këndon kori. Pjesë muzikore për kor. Drejtuesi i korit.
- vjet. Grup aktorësh në dramaturgjinë e vjetër greke, që këndonin në skenë këngë lirike dhe vallëzonin së bashku për të shprehur ndjenjat gjatë shtjellimit të ngjarjes.
- Pjesë muzikore që këndohet nga shumë njerëz me disa zëra.
- Zë që nxjerrin njëkohësisht disa njerëz a disa kafshë. Kori i bretkosave. Kor zogjsh (gjinkallash). Flisnin në kor flisnin të gjithë së bashku a përnjëherësh.