koral
KORAL m.
- 1. zakon. zool. Kafshë shumëqelizore të palëvizshme, që bëjnë pjesë në grupin e polipeve të fortë dhe që jetojnë së bashku në det ngjitur nëpër shkrepa.
- 2. Lëndë gëlqerore e formuar nga skeletet e këtyre kafshëve si kërcell i degëzuar në fund të detit, me ngjyrë të kuqe, të trëndafiltë a të bardhë, nga e cila bëhen stoli të ndryshme; stoli prej kësaj lënde. Koral i kuq (i bardhë). Koral natyror (artificial). Rruaza (gjerdan) prej korali.
KORAL mb.
- Që ka të bëjë me korin, që i përket korit, i korit; që krijohet për t'u kënduar prej korit, që këndohet në kor. Këngë (muzikë) korale. Suitë korale. Grup koral.
Katerina budallaqja