KORE I f.

  • 1. Cipa e jashtme e fortë, që zë buka a ndonjë ëmbëlsirë kur piqet ose kur thahet; cipë e fortë që zë zakonisht dheu kur ka thatësirë të madhe. Kore e djegur (e fortë). Nuk i ha koret. I prish koren dheut.
  • 2. Lëkurë e trashë dhe e thatë, që mbështjell trungun e disa drurëve. Korja e pishës (e dushkut, e vidhit).
  • 3. Cipë e trashë dhe e fortë, që zë plaga përsipër kur fillon të shërohet, dregëz. Plaga zuri (vuri) kore. I heq koren. Ra korja.
  • Ka zënë (ka vënë) kore (dregëz) plaga është harruar, nuk kujtohet më një ngjarje e hidhur a një plagë e vjetër shpirtërore. Korja e tokës gjeol. shtresa e fortë në pjesën e sipërme të rruzullit tokësor. Korja e trurit anat. cipa e trurit.

KORE II f. krahin.

  • Turp, marre.
  • Ia la koren (turpin) te dera shih tek TURP,~I.