KORRIER m.

  • Ai që është i ngarkuar të çojë një letër ose korrespondencën nga një vend në një vend tjetër; ai që është ngarkuar të lajmërojë dikë për diçka. Korrieri partizan. Korrieri i çetës. Korrieri i shtypit (i letrave). Korrieri i ndërmarrjes (i fabrikës).
  • Korrier diplomatik dipl. punonjës që u shpie shkresa zyrtare të rëndësishme përfaqësive diplomatike jashtë shtetit dhe sjell prej tyre shkresa të tilla për Ministrinë e Punëve të Jashtme.