kosë
KOSË f.
- 1. Vegël e thjeshtë bujqësore, me një presë të gjatë prej metali pak të harkuar dhe me një bisht prej druri, e cila përdoret për të kositur barin. Mpreh (cakit, kalit) kosën. Kosit me kosë.
- 2. Tërësia e barit që kositet një herë. Kosa e parë (e dytë, e tretë...). Marr dy (tri...) kosa bar (jonxhë).
- I ra kosa (fshesa, gërshëra) shih te BIE I. I vuri kosën e zhduku, e fshiu; e shfarosi.