krënd
KRËND m. kryes.
- 1. Degë të holla e të thata druri, që përdoren për të ndezur zjarrin, karthje të holla. Mbledh krënde. E ndezi zjarrin me krënde.
- 2. Degë të holla e të njoma druri, të prera me gjithë gjethe, që u jepen si ushqim bagëtive. Krënde të njoma. Një krah krënde. U hodhi ca krënde (bagëtive).
- Ishte me dy krënde në vatër ishte në gjendje të keqe ekonomike; rronte në varfëri, në skamje. Nuk preket (as) me krënde
- a) është shumë nevrik e i papërmbajtur, nuk guxon t'i flasësh për diçka se nxehet shpejt;
- b) e mban veten shumë, i duket vetja kushedi se çfarë është; nuk preket me pupël.