krahëthatë
KRAHËTHATË mb.
- 1. Që përton të punojë, përtac, dembel. Njeri krahëthatë.
- 2. Që nuk i vjen për dore të ndreqë diçka; që nuk di të bëjë asnjë punë; i ngathët.
- 3. Që nuk kthen dorë kur e godasin të tjerët, që nuk di të mbrojë veten; i humbur.
- 4. I mjerë, i shkretë; fill i vetëm. E la (mbeti) krahëthatë.
- 5. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Përton të punojë krahëthati! Mos prit nga krahëthati! Ç'e gjeti krahëthatin!