KRAHINË f.

  • 1. Pjesë e një vendi, që formon një njësi dhe dallohet prej të tjerave nga disa veçori gjeografike, gjuhësore, ekonomike etj., nga veshjet, zakonet, mënyra e jetesës etj.; zonë; vend që shtrihet larg nga qendra administrative; vendi ku ka lindur dikush, anë. Krahinë malore (fushore). Krahinë e zhvilluar (e pazhvilluar, e prapambetur). Krahinë bujqësore (industriale). Krahinat e veriut (e jugut). Krahinat e çliruara (e paçliruara). Krahinat e pushtuara. Nga krahina jonë. E folmja e krahinës së... Në çdo krahinë. Pa dallim krahine. Muzikë e valle nga krahinat.
  • 2. edhe hist. Njësi territoriale-administrative brenda një shteti, e cila ka një kryeqendër; qark.