KRECË f.

  • 1. Gjethja e disa drurëve halorë, që vjen e hollë si gjilpërë. Krecat e pishës.
  • 2. Gjemb druri; maja e gjembit. Më shpoi kreca.
  • 3. Halë peshku. Peshk pa kreca. I mbeti kreca në fyt.
  • 4. Diçka e ngjashme me halën e peshkut; halëz gruri, thekre etj. Krecat e grurit (e thekrës).