KREHUR mb.

  • 1. Që i ka shtruar e drejtuar flokët me krehër; që i ka krehur dhe i ka ndrequr flokët, që është krehur. Me flokët të krehur. Vjen gjithmonë e krehur.
  • 2. Që është shprishur duke e shkuar në makinë ose në një krehër të veçantë dhe është bërë gati për t'u tjerrë (për leshin, pambukun etj.). Lesh (pambuk, li) i krehur.