kreshmor
KRESHMOR mb. fet.
- 1. Që nuk përmban mish a bulmet, që gatuhet për kreshmë, që hahet në ditët e kreshmëve (në vendet ku mbahen kreshmët). Gjellë kreshmore. Drekë (darkë) kreshmore.
- 2. Që ka fare pak lyrë, i varfër, i tillë sikur është gatuar për kreshmë (për një ushqim a gjellë). Ushqime (gjellë) kreshmore.
- 3. si em. ~E, ~JA f. ~E, ~ET. Gjellë pa mish e pa bulmet, e gatuar për kreshmë vetëm me vaj, gjellë kreshmore.