kreshpërohem
KRESHPËROHEM vetv.
- 1. Më ngrihen qimet a flokët përpjetë (për kafshët e për njerëzit); ashpërohet (për leshin). Iu kreshpërua qimja qenit.
- 2. fig. Tërbohem nga inati, egërsohem.
- 3. fig. I kërcënohem dikujt ashpër.
- 4. Pës. e KRESHPËROJ.