KRESHPËRUAR mb.

  • 1. Që janë ngritur përpjetë (për flokët a qimet); i ashpëruar (për leshin). Me flokë të kreshpëruar.
  • 2. fig. I inatosur shumë, i tërbuar nga inati.
  • 3. fig. Me shumë dallgë që ngrihen përpjetë, shumë i egërsuar, i tërbuar (për detin). Det i kreshpëruar.