KRIMBEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Mbushet me krimba, zë krimba. U krimb mishi (djathi).
  • 2. vet. veta III. I hyn krimbi dhe e ha, brehet a gërryhet nga krimbi; kalbet, prishet. U krimbën mollët (arrat). U krimbën orenditë. Iu krimbën dhëmbët.
  • 3. fig. Më zë një sëmundje, e cila dalëngadalë më dobëson e më merr shëndetin; kalbem.
  • 4. Bëhem shumë i papastër, fëlliqem, zë lerë, lerosem nga të palarët. U krimb fare. I janë krimbur ndërresat. Laje fëmijën, se u krimb!
  • 5. bised. Mbushem plot me diçka (me të holla, me mall etj.), zë shumë. U krimb me para. U krimb me morra.