KRIMINAL mb.

  • Që përbën krim a që synon të kryejë një krim; që është i dëmshëm e i rrezikshëm për shtetin, për shoqërinë a për ndonjë pjesëtar të saj; që është karakteristik për kriminelin, që e kryen një kriminel, prej krimineli. Vepër (veprimtari) kriminale. Plane (qëllime) kriminale. Bombardime (sulme) kriminale. Metoda kriminale.