KRIPORE f.

  • 1. Vendi i hapur pranë detit, me pellgje të mëdha që mbushen me ujë deti për të nxjerrë kripë; minierë për nxjerrjen e kripës së gurit; ndërmarrje që merret me nxjerrje e kripës. Kriporja e Vlorës. Ndërtimi i kripores. Punëtorët e kripores.
  • 2. Kripës. Kripore me dy të ndara. Më sill kriporen!