KRUSHK m.

  • 1. Babai i nuses a secili nga të afërmit e saj (burrë a djalë) kundrejt prindërve e të afërmve të dhëndrit; babai i dhëndrit a secili nga të afërmit e tij (burrë a djalë) kundrejt prindërve e të afërmve të nuses; ai që lidhet e bëhet i afërm me një tjetër me anë të një martese. E kam krushk. Jemi krushq. Jemi bërë krushq kemi lidhur krushqi.
  • 2. etnogr. Secili nga të afërmit e miqtë e dhëndrit, që shkojnë së bashku për të marrë nusen. Krushku i parë krushkapari. Krushku i madh krushkamadhi. Shkoi krushk. Erdhën krushqit.