KRUSHKË f.

  • 1. Nëna e nuses a secila nga të afërmet e saj (grua a vajzë) ndaj prindërve e të afërmve të dhëndrit; nëna e dhëndrit a secila nga të afërmet e tij (grua a vajzë) ndaj prindërve e të afërmve të nuses. Erdhi krushka. Shkuan te krushka.
  • 2. etnogr. Secila nga dasmoret që shkojnë së bashku për të marrë nusen. Doli e priti krushkat. Këndonin krushkat.
  • Rri si krushkë rri pa punë, rri pa bërë asgjë, rri më duar kryq; mbahet si mike dhe kërkon t'i shërbejnë.