KRYENGRITJE f.

  • Luftë e armatosur e masave popullore për t'u çliruar nga zgjedha e huaj a për të përmbysur regjimet shtypëse në fuqi; faza kryesore e luftës së popullit të armatosur kundër pushtuesve e klasave shfrytëzuese, për të vendosur një rend të ri shoqëror; ngritja në këtë luftë. Kryengritje popullore (fshatare). Kryengritje revolucionare. Kryengritje e armatosur (e përgjithshme). Përgatitja e kryengritjes. Flaka e kryengritjes. Shkaqet e kryengritjes. Fitorja (shtypja) e kryengritjes. Plasi (shpërtheu) kryengritja. Bënë kryengritje. Mori pjesë në kryengritje.