KRYESOR mb.

  • 1. Që vjen para gjithë të tjerëve i radhës së parë; që është në krye ose i pari nga rëndësia, i dorës së parë më i rëndësishmi; themelor. Forca kryesore. Vepra kryesore. Lajmet kryesore. Lëndë kryesore. Çështja (gjëja) kryesore. Gabimi kryesor.
  • 2. I madh; qendror. Rrugë kryesore. Sheshi kryesor i qytetit. Ndërtesat kryesore.
  • Në vija kryesore (të përgjithshme, të trasha) shih te VIJ/Ë,~A. Fjali kryesore gjuh. fjalia që në një periudhë me nënrenditje nuk varet gramatikisht nga ndonjë fjali tjetër, kurse prej saj varen fjali të tjera.