KRYQËZATË f.

  • 1. kryes. hist. Fushata ushtarake me qëllime pushtuese, që bënin gjatë shekujve XI-XIII në Lindjen e Afërme etj. feudalët e Evropës Perëndimore, të nxitur nga kisha katolike gjoja për të shpëtuar vendet e shenjta ose krishterimin nga të pabesët. Kryqëzata e parë (e dytë...). Në kohën e kryqëzatave.
  • 2. Fushatë e egër ushtarake a politike që ndërmerr një shtet agresiv kundër një shteti tjetër. Kryqëzatat e imperialistëve.