KTHETËR f.

  • 1. Thonj të fortë e të mprehtë, të kthyer përbrenda, që i kanë në majat e gishtërinjve shumë shtazë të egra dhe shpendë grabitqarë; gishtërinjtë me këta thonj. Kthetrat e luanit (e maces). Kthetrat e shqiponjës. E kapi (e mbërtheu) me kthetra.
  • 2. fig. Sundim i vendosur me dhunë, shtypje e rëndë, shfrytëzim i egër. Hedh (shtrin, zgjat) kthetrat. Nguli (futi) kthetrat. Ra në kthetrat e dikujt ra nën sundimin e dikujt. Shpëtoi (u çlirua) nga kthetrat e...
  • Në kthetrat e vdekjes shih te VDEKJ/E,~ A.