KUBIK m. kryes.

  • Dhe i gatuar me pleh dhe i ngjeshur në trajtën e një kubi të vogël, ku mbillen fara ose vihet fidani i një bime për të siguruar mbjellje të hershme në pranverë dhe zhvillim më të mirë të bimës.

KUBIK mb.

  • 1. Që ka trajtën e kubit, që është si kub, kub. Gur kubik. Xham kubik. Kristal kubik. Shtëpi kubike.
  • 2. Që i përket kubit, i kubit; që shërben për të matur një vëllim në kub. Metër kubik metër kub.
  • Rrënja kubike mat. numri, i cili, i ngritur në fuqi të tretë, jep numrin e dhënë.